Garantohet mbrojtje e të drejtave të fëmijëve, kërkohet nga mësimdhënësit ndërgjegjësim

18.11.2021

Kështu ka thënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci derisa ka bërë publikimin e doracakut për të drejtat e fëmijëve. Ministrja Nagavci në publikimin e doracakut për mësimdhënës me aktivitete mbi të drejtat e fëmijëve, ka thënë se pjesë e kurrikulave të procesit mësimor janë edhe të drejtat e fëmijëve, duke shtuar se edukimi është bazamenti […]

Garantohet mbrojtje e të drejtave të fëmijëve, kërkohet nga mësimdhënësit ndërgjegjësim

Kështu ka thënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci derisa ka bërë publikimin e doracakut për të drejtat e fëmijëve.

Ministrja Nagavci në publikimin e doracakut për mësimdhënës me aktivitete mbi të drejtat e fëmijëve, ka thënë se pjesë e kurrikulave të procesit mësimor janë edhe të drejtat e fëmijëve, duke shtuar se edukimi është bazamenti dhe esenca e një shoqërie.

Po ashtu, ajo ka shtuar se duhet të rritet ndërgjegjësimi i mësimdhënësve për të drejtat e fëmijëve, por edhe këta të fundit të dinë më shumë për të drejtat si dhe liritë e tyre.

Ndryshe, ky doracak ofron rritje si dhe ndërgjegjësim për mësimdhëniet në lidhjen me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve si dhe u ofron nxënësve mundësin që për të drejtat e tyre të dinë më shumë.

LEXO EDHE:  SBASHK-u: Takimi me Nagavcin pa rezultate, protesta e paralajmruar për nesër do të mbahet

“Ky doracak ngrit cilësinë në arsim. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve është qëllim i Qeverisë dhe ministrisë. Të drejta e fëmijë janë pjesë e kurrikulave tona, janë pjesë e procesit mësimor”.

“Ne në ministri jemi duke punuar në implemtimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve në shumë fusha, duke filluar nga dhuna e deri te ndalja nga shkolla. Edukimi është esencë dhe bazament i një shoqërie”.

“Implementimi i këtij doracaku duhet të jetë pjesë e përditshme e pandalshme e mësimdhënësve. Doracaku është online në ueb faqen e MAShTi, kopje fizike do të shpërndahen edhe  në shkolla, atë mund ta kenë edhe prindërit dhe ata që kanë interes.

Respektimi i të drejtave të fëmijëve duhet te jetë pjesë e synimeve dhe qëllimeve tona të përditshme”.

Etiketat