Fundjava me reshje intensive shiu e bore, në zonat malore deri në 50 cm

28.11.2024

Një masë ajri e ftohtë, e lindur në Atlantik, po përshkon Evropën dhe ka arritur tashmë në Ballkan, duke sjellë me vete një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike.

Sipas parashikimeve të meteo, të premten, një front i ftohtë do të depërtojë në rajon, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të intensitetit të lartë.

Reshje të dendura shiu dhe bore

Për fundjavën parashikohen reshje të dendura shiu dhe bore në të gjithë rajonin, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Në zonat malore, akumulimi i borës mund të arrijë deri në 50 centimetra.

Era e fortë dhe shkarkesa elektrike

Krahas reshjeve, pritet edhe një erë e fortë me shpejtësi deri në 60 km/h në disa zona. Në Shqipëria, reshjet e shiut mund të shoqërohen edhe me shkarkesa elektrike.

Temperaturat

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, por nuk pritet të jenë mjaftueshëm të ulëta për të favorizuar reshjet e borës në të gjithë territorin. Megjithatë, reshjet e borës mund të jenë të pranishme në zona të ulëta, sidomos të shtunën.