Fundjava me borë, temperaturat minimale deri -7°C

17.01.2024

Të shtunën e të dielën parashihet të bie borë në Kosovë. Temperatura minimale do të luhatet -7 deri ne -3°C. Kështu ka paralajmëruar Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA. Postimi: BORË NË FUNDJAVË Moti i ndryshueshëm që po mbretëron javën e fundit me diferenca të theksuara në amplitudat e temperaturës ditore, do të […]

Fundjava me borë, temperaturat minimale deri -7°C Foto: Ilustrim

Të shtunën e të dielën parashihet të bie borë në Kosovë. Temperatura minimale do të luhatet -7 deri ne -3°C. Kështu ka paralajmëruar Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA.

Postimi:

BORË NË FUNDJAVË

Moti i ndryshueshëm që po mbretëron javën e fundit me diferenca të theksuara në amplitudat e temperaturës ditore, do të pësoi ndryshime që nga e premtja pasdite duke vazhduar sidomos ditën e shtunë dhe të dielen paradite, shoqëruar me reshje fillimisht shiu e më pastaj bore, erëra të fuqishme veriore dhe temperatura dukshëm më të ulëta si në minimalet poashtu edhe në maksimalet.

Shtresat e borës në viset malore do të jenë më të theksuara në krahasim me zonat urbane. Temperaturat minimale pritet të luhaten nga -07°C deri në -03°C, ndërsa ato maksimale nga -02°C në 01°C, ndërsa erërat e furishme kryesisht veriore do të arrijnë shpejtësinë deri në 20m/s.

Mot me kthjellime por i ftohët pritet të marrë ditëve në vijim, para ndikimit të masave ajrore jugore që do të dominojnë në fundin e javës së ardhshme.