FSK dhe Ajova forcojnë bashkëpunimin, nën togeri nga Suhareka pjesë e delegacionit kosovar
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Garda Kombëtare e Ajova-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë përforcuar edhe më tej partneritetin e tyre strategjik me një konferencë të përbashkët planifikuese, e cila u mbajt në Ajova.
Qëllimi i kësaj konference ishte koordinimi i trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për vitet 2025-2027, me fokus në disa fusha kyçe siç janë manovrat, logjistika, personeli, komunikimet, mjekësia dhe zhvillimi i liderëve.
Një delegacion i FSK-së, i udhëhequr nga kolonel Astrit Haliti, Shefi i G3/7 SHPFSK, mori pjesë në këtë takim të rëndësishëm. Së bashku me kolegët e tyre amerikanë, ata punuan për të hartuar një plan të detajuar për trajnimet dhe aktivitetet e ardhshme, duke marrë në konsideratë nevojat dhe objektivat e të dyja forcave.
Arian Karaxha, një nën toger i FSK-së nga Suhareka, ishte gjithashtu pjesë e delegacionit kosovar. Pjesëmarrja e tij në këtë konferencë është një dëshmi e angazhimit të FSK-së për të zhvilluar kapacitetet e personelit të saj në të gjitha nivelet.
Bashkëpunimi midis FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajova-s është bazuar në një marrëveshje të gjatë dhe të suksesshme. Kjo partneritet ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në profesionalizimin e FSK-së dhe në forcimin e sigurisë në Kosovë.