Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike

19.04.2021

Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur më tej Kosovën. Presidenti francez në letrën e urimit ka theksuar se mirëpret angazhimin e Presidentes Vjosa Osmani për forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit […]

Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur më tej Kosovën.

Presidenti francez në letrën e urimit ka theksuar se mirëpret angazhimin e Presidentes Vjosa Osmani për forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, ndër tjera ka shkruar Macron në telegramin drejtuar presidentes Vjosa Osmani.

Më tej, presidenti francez ka theksuar se marrëdhëniet dypalëshe do të vazhdojnë të forcohen tutje.

Macron ka përmendur edhe dialogun e Kosovës me Serbinë, duke inkurajuar vazhdimin e tij drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.