Fotografia e Adem Jasharit vendoset para Qeverisë

28.11.2023

Fotografia e komandantit Adem Jashari është vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu edhe para ndërtesës së ekzekutivit krah flamujve shtetëror janë vendosur edhe ata kombëtar. Komandanti po të ishte gjallë do t’i mbushte 68 vjet. Adem Jashari ishte kryekomandant i UÇK-së, bashkë me të vëllanë Hamzën, morrën pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake […]

Fotografia e Adem Jasharit vendoset para Qeverisë Foto: Ilustrim

Fotografia e komandantit Adem Jashari është vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu edhe para ndërtesës së ekzekutivit krah flamujve shtetëror janë vendosur edhe ata kombëtar.

Komandanti po të ishte gjallë do t’i mbushte 68 vjet. Adem Jashari ishte kryekomandant i UÇK-së, bashkë me të vëllanë Hamzën, morrën pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe.

Sulmi mbi Jasharajt ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.