Fluksi në kufi: Pritje deri në 2 orë në Merdarë, deri në 3 orë te Dheu i Bardhë
Mërgimtarët që po udhëtojnë sot, më 21 gusht, për të dalë nga Kosova po përballen me pritje të gjata në disa pika kufitare.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në orën 08:12, situata më e rënduar paraqitet në pikën kufitare Merdarë, ku pritjet për të dalë nga Kosova zgjasin nga 90 deri në 120 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur deri në 1200 metra.
Edhe në Dheu i Bardhë, qytetarët po presin rreth 180 minuta për të dalë nga vendi, me kolonë të gjatë deri në 1200 metra.
Në pikën kufitare Jarinje, pritjet për dalje shkojnë nga 35 deri në 40 minuta, ndërsa kolona është rreth 400 metra.
Gjithashtu, në Mutivodë pritjet variojnë nga 20 deri në 30 minuta, me kolonë rreth 50 metra.
Ndërsa në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet për të dalë nga Kosova janë të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të dukshme.
Qytetarët këshillohen që, para nisjes, të informohen me kohë për gjendjen në kufi, në mënyrë që të shmangin vonesat e gjata.
FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR
| Pikat e kalimit kufitar | Automjete | Kamionë | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (m) Hyrje | Kolona (m) Dalje | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (m) Hyrje | Kolona (m) Dalje | |
| Bërnjak | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Dheu i Bardhë | 05 | 180 | 0 | 1200 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Glloboqicë | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Hani i Elezit | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Jarinje | 03-05 | 35-40 | 0 | 400 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Kullë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Merdarë | 05-10 | 90-120 | 0 | 1200 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Muçibabë | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Mutivodë | 03-05 | 20-30 | 0 | 50 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Stançiq | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Vërmicë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
Përditesuar: 21/08/2025 08:12:13