Fluks i madh i udhëtarëve, anulohet një fluturim në aeroportin e Prishtinës

07.08.2021

Vetëm një fluturim që ka qenë sot i planifikuar nga Prishtina për në Basel është anuluar. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, Valentina Gara. Ajo ka thënë se udhëtarët për këtë anulim të fluturimit janë njoftuar me kohë dhe se i njëjti fluturim do të transferohet pas […]

Fluks i madh i udhëtarëve, anulohet një fluturim në aeroportin e Prishtinës Foto: Ilustrim

Vetëm një fluturim që ka qenë sot i planifikuar nga Prishtina për në Basel është anuluar.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, Valentina Gara.

Ajo ka thënë se udhëtarët për këtë anulim të fluturimit janë njoftuar me kohë dhe se i njëjti fluturim do të transferohet pas mesnate.

“Një fluturim që ka qenë sot i planifikuar për Basel është anuluar dhe udhëtaret janë njoftuar me kohë dhe janë transferuar në orën 04:00 sonte pas mesnatës”, ka bërë të ditur Gara, transmeton RTK.

Kujtojmë se muajt gusht dhe korrik janë muajt me fluksin më të madh të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.