Fillon vaksinimi me dozën e dytë për qytetarët e vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

07.06.2021

Ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë (MSh) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e […]

Fillon vaksinimi me dozën e dytë për qytetarët e vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës.

Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë.

Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19”, thuhet në njoftim.