Fillon takimi trepalësh në Bruksel

04.04.2024

Ka nisur takimi trepalësh në Bruksel, ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit serb.

Fillon takimi trepalësh në Bruksel Foto: Ilustrim

Takimi trepalësh ka nisur rreth orës 10:30.

Takimi i fundit lidhur me këtë çështje është mbajtur më 25 mars në Bruksel.

Kryenegociatori i Kosovës, Bislimi kishte shprehur nevojën për një takim shtesë për zgjidhjen e çështjes së dinarit serb.

Dy muaj më parë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për transaksionet me para të gatshme, ku thuhet se e vetmja valutë zyrtare është euro, duke përjashtuar kështu dinarin nga qarkullimi.