Fillon shpërndarja e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerë

09.02.2021

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se ka filluar shpërndarja e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerë. Hoti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se këto subvencione janë në kuadër të programit për Rimëkëmbje Ekonomike. Ai ka thënë se në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, janë dyfishuar […]

Fillon shpërndarja e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerë Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se ka filluar shpërndarja e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerë.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se këto subvencione janë në kuadër të programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai ka thënë se në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, janë dyfishuar subvencionet në bujqësi.

Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë.

Hoti ka bërë të ditur se deri në fund të javës do të kryhen plotësisht.