Ekspertët pro dhe kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, Qeverisë i rekomandohet mos t’i rrisë pagat me kredi

19.03.2022

Por këto mjete duhet të shfrytëzohen vetëm për zhvillim ekonomik, si duke i subvencionuar normat e interesit për kompanitë, TVSh-në etj. Sipas tij, në asnjë mënyrë mjete e marra hua nuk guxojnë të shfrytëzohen për rritjen e pagave. “Kreditë paraqesin një faktor mjaft të rëndësishëm si mjete plotësuese për zhvillim ekonomik. Kurse sa i përket […]

Ekspertët pro dhe kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, Qeverisë i rekomandohet mos t’i rrisë pagat me kredi Foto: Ilustrim

Por këto mjete duhet të shfrytëzohen vetëm për zhvillim ekonomik, si duke i subvencionuar normat e interesit për kompanitë, TVSh-në etj.

Sipas tij, në asnjë mënyrë mjete e marra hua nuk guxojnë të shfrytëzohen për rritjen e pagave.

“Kreditë paraqesin një faktor mjaft të rëndësishëm si mjete plotësuese për zhvillim ekonomik. Kurse sa i përket huave ose kredive që duhet të marrin Qeveria jashtë nga bankat ose institucionet e tjera, unë mendoj që praktikohet ajo për zhvillimin ekonomik, që të mundësohet zhvillimi ekonomik. Në asnjë mënyrë nuk guxojnë ato mjete të shfrytëzohen për rritjen e pagave, ato do të kenë karakter destinues, fiks vetëm për zhvillimin ekonomik”.

“Në këtë mënyrë do të rriten mundësitë materiale që Qeveria të intervenoj nëpërmjet këtyre mjeteve, përmes instrumenteve të politikës së zbatuar ekonomike për arsye se në ekonominë e tregut Qeveria nuk ngrit fabrika. Mirëpo ndihmon me instrumentet e politikës fiskale duke subvencionuar normat e interesit. Për shembull, normën e doganave, TVSh etj. Prandaj unë mendoj se këto janë format që munden që të ndikojnë në rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha ai për EkonomiaOnline.

Përderisa Limani tha se në këtë fazë qytetarëve duhet t’u lejohet t’i tërheqin mjetet nga Trusit, Bega thotë se kjo nuk duhet të ndodh.

Limani pohon se mjetet e Trusti dhe të fondit të privatizimit duhet urgjentisht të kthehen në sistemin bankar, krejt kjo që bankat komerciale të akordojnë kredi me kushte shumë të volitshme, për prodhim qoftë e për konsumator.

Kurse Bega thotë se nuk është momenti i lejimit të tërheqjes së fondeve pensionale, ngase sipas tij, shtimi i parave në treg do ta stimulonte edhe më tej rritjen e çmimeve.

“Së pari fondet pensionale janë fonde të cilat qytetarët i paguajnë për të pasur një pleqëri më të dinjitetshme. Tani nuk është rasti që të ndërdyhet në fondet pensionale përmes lejimit të tërheqjes së fondeve tani, duke e pasur parasysh që problematikat të cilat ballafaqohet sot tregu nuk kanë të bëjnë me konsumin por kanë të bëjnë me inflacionin”.

“Në rastet kur kemi një inflacion shtimi i parave në treg do ta stimulonte edhe më tej rritjen e çmimeve prandaj do të ishte hap i gabuar nëse do të shkohej në këtë drejtim dhe të mundësohej një ritërheqje e dytë e fondeve pensionale. Duke e pasur parasysh që rrethanat kur është pranuar një gjë e tillë ndryshojnë me rrethanat e tanishme të cilat ndodhen në ekonominë e Kosovës”.