Fillojnë punën zyrtarë të rinj policor në Drejtorinë rajonale të policisë në Prizren

18.10.2021

Më këtë rast drejtori rajonal Kolonel Faton Alija së bashku me stafin komandues, gjatë inspektimit, i ka uruar mirëseardhje duke i siguruar mbështetje dhe përkrahje zyrtarëve policor të rinj. Zyrtarët e rinj policor fillimisht do të kryejnë një trajnim fushor në stacionin policor në Prizren, dhe pastaj do të punojnë në njësi profesionale varësisht nga […]

Fillojnë punën zyrtarë të rinj policor në Drejtorinë rajonale të policisë në Prizren Foto: Ilustrim

Më këtë rast drejtori rajonal Kolonel Faton Alija së bashku me stafin komandues, gjatë inspektimit, i ka uruar mirëseardhje duke i siguruar mbështetje dhe përkrahje zyrtarëve policor të rinj.

Zyrtarët e rinj policor fillimisht do të kryejnë një trajnim fushor në stacionin policor në Prizren, dhe pastaj do të punojnë në njësi profesionale varësisht nga nevojat e policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke u ngritur profesionalisht, andaj së shpejti do të hap konkurs për zyrtarë të rinj policor, duke inkurajuar gjininë femërore, minoritetet dhe të tjerët.