Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren me rritje të zbulueshmërisë së rasteve

14.07.2026

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin gjashtëmujor të punës për periudhën janar–qershor 2026, ku janë paraqitur rezultatet, sfidat dhe aktivitetet e ndërmarra gjatë gjysmës së parë të vitit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren me rritje të zbulueshmërisë së rasteve Foto: Ilustrim

Raporti u prezantua më 13 korrik nga drejtori rajonal, Kolonel Faton Alija, në prani të zëvendësdrejtorit, Nënkolonel Lulzim Shala, si dhe udhëheqësve të stacioneve dhe njësive policore.

Gjatë prezantimit u theksua se prioritetet kryesore kanë qenë rritja e sigurisë publike, bashkëpunimi me qytetarët, parandalimi i veprave penale, luftimi i dhunës në familje, siguria në trafik dhe zbatimi i policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në komunitet.

Sipas raportit, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 është shënuar rritje e numrit të veprave penale për 7.9% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, por njëkohësisht është rritur edhe shkalla e zbulueshmërisë së rasteve.

Policia e Prizrenit ka realizuar 385 operacione policore dhe ka sekuestruar 50 armë, ndërsa niveli i zbulueshmërisë së veprave penale ka arritur në 69.3%, krahasuar me 67.4% në vitin 2025.

Në raport është bërë e ditur se zbulueshmëria e përgjithshme e rasteve dhe incidenteve ka arritur në 79.4%, duke shënuar përmirësim krahasuar me 77.4% në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjatë kësaj periudhe në rajonin e Prizrenit janë regjistruar tri raste të vrasjeve, ndërsa të gjithë kryesit janë arrestuar dhe janë dërguar para organeve të drejtësisë. Policia ka theksuar se prej vitesh në këtë rajon nuk ka pasur raste të rënda me autorë të pazbuluar.

Raporti ka përfshirë edhe punën në ruajtjen e rendit publik, sigurinë në shkolla, menaxhimin e trafikut rrugor dhe përballimin e situatave emergjente.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More