Fillimi i vitit të ri shkollor, drejtorët komunal të arsimit takohen me përfaqësues të MASHTI

21.09.2021

Kolegjiumi i drejtorëve komunal të Arsimit do të takohen sot me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Këtë e ka bërë të ditur për ‘Reporteri.net’, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili tha se takimi pritet të fillojë në ora 10:00 dhe pritet të diskutohet për fillimin […]

Fillimi i vitit të ri shkollor, drejtorët komunal të arsimit takohen me përfaqësues të MASHTI Foto: Ilustrim

Kolegjiumi i drejtorëve komunal të Arsimit do të takohen sot me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Këtë e ka bërë të ditur për ‘Reporteri.net’, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili tha se takimi pritet të fillojë në ora 10:00 dhe pritet të diskutohet për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Sot në ora 10.00 e kemi takimin e kolegjiumit të drejtorëve komunal të arsimit me përfaqësues të MASHTI ku do të dislutohet rreth fillimit të vitit të ri shkollor dhe skenariot për fillim të vitit të ri shkollor.”, tha Ibrahimi.

Ndryshe, fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë deri më datë 26 shtator, shkaku i gjendjes epidemiologjike në vend.