Është publikuar lista e ushtrive më të fuqishme në botë, SHBA e para, kështu renditet Kosova
Faqja Global Firepower ka publikuar një raport vjetor dhe renditje të forcave të armatosura kombëtare, nga më e forta tek më e dobëta, çdo vit që nga viti 2006. Kështu edhe këtë vit, ajo publikoi një renditje prej 145 vendeve në botë, ku secilit i caktohet një indeks i forcës i llogaritur në bazë të 60 faktorëve […]
Faqja Global Firepower ka publikuar një raport vjetor dhe renditje të forcave të armatosura kombëtare, nga më e forta tek më e dobëta, çdo vit që nga viti 2006.
Kështu edhe këtë vit, ajo publikoi një renditje prej 145 vendeve në botë, ku secilit i caktohet një indeks i forcës i llogaritur në bazë të 60 faktorëve individualë.
Vendin e parë e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dyta Rusia dhe e treta Kina, megjithëse kanë të njëjtin indeks fuqie. India është e katërta dhe Koreja e Jugut është e pesta. Dhjetë të parat mbyllen sipas radhës: Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia dhe Italia.
Kroacia është në vendin e 74-të dhe ndër vendet e ish-Jugosllavisë është më e forta pas Serbisë, e cila është në vendin e 63-të.
Vlen të veçohen Sllovenia (e 96-ta), Maqedonia (112), Mali i Zi (127), Bosnja dhe Hercegovina (132) dhe Kosova (141).