Enver Hoxhaj: Me përulësi kujtojmë dhe nderojmë 7 Marsin, ditën e mësuesve

07.03.2020

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka uruar ditën e mësuesit, 7 marsin, duke vlerësuar lart rolin e tyre në edukimin dhe emancipimin e shoqërisë. Me përulësi kujtojmë dhe nderojmë 7 Marsin, ditën e mësuesve, ditën e atyre që mision jetësor kishin arsimimin dhe emancipimin shoqëror […]

Enver Hoxhaj: Me përulësi kujtojmë dhe nderojmë 7 Marsin, ditën e mësuesve Foto: Enver Hoxhaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka uruar ditën e mësuesit, 7 marsin, duke vlerësuar lart rolin e tyre në edukimin dhe emancipimin e shoqërisë.

Me përulësi kujtojmë dhe nderojmë 7 Marsin, ditën e mësuesve, ditën e atyre që mision jetësor kishin arsimimin dhe emancipimin shoqëror të shqiptarëve. Po këta, në rrugën tonë të përbashkët i bënë shkollat vatra të idesë së lirisë dhe pavarësisë! Përgjithmonë mirënjohës!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Po ashtu ai ka kujtuar kohën sa ishte Ministër i Arsimit, i cili tha se jamë përkujdesur që mësimdhënësit të vlerësohen më shumë për punën e tyre, dhe t’ju mundësohet një shpërblim i dinjitetshëm i punës.

“Krenar që gjatë punës sime si Ministër i Arsimit jam përkujdesur që mësimdhënësit të vlerësohen më shumë për punën e tyre, dhe t’ju mundësohet një shpërblim i dinjitetshëm i punës. Në kohën kur isha ministër, bëra çmos që paga e mësimdhënësve të rritet për 50 përqind. I vetëdijshëm që sot kjo nuk mjafton, shpresoj që qeveritë në vazhdim dhe ne të gjithë së bashku të bëjmë çmos që ta vlerësojmë dhe shpërblejmë punën e mësimdhënësve, sepse arsimi është në themel të çdo përparimi shoqëror”, shkroi deputeti Hoxhaj.