Endrit Elshani pranohet në programin prestigjioz ndërkombëtar ICAB në SHBA

17.04.2026

Një sukses i radhës për basketbollin kosovar. Trajneri Endrit Elshani është pranuar në programin prestigjioz “International Coaching Apprenticeship in Basketball (ICAB)”, që organizohet nga Universiteti i Delaware në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Shteteve të Bashkuara, FIBA-n dhe Olympic Solidarity.

Pjesëmarrja e tij do të mbështetet me bursë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, duke i mundësuar përvojë të drejtpërdrejtë në një ambient profesional dhe ndërkombëtar.

Elshani, aktualisht përzgjedhës i Kosovës U18, gjatë këtij programi do të punojë me trajnerë të njohur dhe do të njihet me metodat më moderne të basketbollit, duke avancuar më tej zhvillimin e tij profesional.

Programi do të zhvillohet nga 3 qershori deri më 6 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë një pjesë online dhe një fazë praktike me ekipet e NCAA Division I.