Emërohet bordi i KRU “Hidroregjioni Jugor”

11.08.2022

Në mesin e këtyre vendimeve, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për emërimin e bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hiroregjioni Jugor”, Sh.A. Prizren. Qeveria e Republikës së Kosovës për drejtorë të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh. A. Prizren, emëron këta kandidatë: 1. Feim Fetoshi, kryesues;2. Hysni Çanta, anëtar;3. Mirlinda […]

Emërohet bordi i KRU “Hidroregjioni Jugor” Foto: Ilustrim

Në mesin e këtyre vendimeve, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për emërimin e bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hiroregjioni Jugor”, Sh.A. Prizren.

Qeveria e Republikës së Kosovës për drejtorë të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh. A. Prizren, emëron këta kandidatë:

1. Feim Fetoshi, kryesues;
2. Hysni Çanta, anëtar;
3. Mirlinda Morina, anëtare;
4. Biljal Karadolami, anëtar;
5. Naim Kukaj, anëtar;
6. Arben Hajrizi, anëtar.

Në pikën 2 të këtij vendimi thuhet se të emëruarit e këtij bordi kryejnë detyra dhe përgjegjësi në pajtim me Ligjin
Nr. 03/1L-087 për Ndërmarrjet Publike, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111 dhe me Ligjin Nr. 05/L-009, dhe me dispozitat tjera ligjore në fuqi.

Mandati i të emëruarve të këtij bordi të KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. Prizren zgjatë tre (3) vjet.