Ekonomia e Kosovës pritet të rritet 4%, me vendosjen nën kontroll të COVID-19

31.03.2021

Pandemia me COVID-19 pothuajse ka “shkatërruar” ekonominë e Kosovës si dhe vendeve të tjera të botës. Shumë persona si shkak i pandemisë kanë humbur vendin e tyre të punës kështu duke u rritur papunësia. Banka Botërore ka publikuar një raport për ekonominë, ku ndër to ka shtjelluar edhe ekonominë e Republikës së Kosovës. Sipas raportit […]

Ekonomia e Kosovës pritet të rritet 4%, me vendosjen nën kontroll të COVID-19 Foto: Ilustrim

Pandemia me COVID-19 pothuajse ka “shkatërruar” ekonominë e Kosovës si dhe vendeve të tjera të botës.

Shumë persona si shkak i pandemisë kanë humbur vendin e tyre të punës kështu duke u rritur papunësia.

Banka Botërore ka publikuar një raport për ekonominë, ku ndër to ka shtjelluar edhe ekonominë e Republikës së Kosovës.

Sipas raportit të Bankës Botërore, bëhet e ditur se ekonomia e Kosovës ka pësuar një tkurrje prej 6.9% në vitin 2020, kurse këtë vit pritet të rritet për 4%.

Kjo rritje mund të ndodhë pasi që COVID-19 pritet të vendoset nën kontroll si dhe besimi i konsumatorit dhe biznesit të rikthehet.

”Aktiviteti ekonomik u tkurr me 6.9 për qind në vitin 2020, i nxitur nga diaspora e zhytur turizëm dhe investime më të ulta.

Qeveria dhe mbështetja e politikës së Bankës Qendrore, masat e shoqëruara me dërgesat më të larta dhe eksportet e mallrave zbutën tkurrjen.

Shërimi duhet të fillojë në 2021 me rritjen e vlerës mbi 4 përqind.

Megjithatë, aktiviteti real ekonomik duhet të rikuperojë humbjet vetëm në 2022.

Adresimi i pengesave strukturore për një kohë të gjatë dhe dhënia përparësi e hapësirës së kufizuar fiskale për njerëz me kthim të lartë, të investimet kapitale janë thelbësore për mbështetjen një rikuperim elastik”.