Edhe sot mot i nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

25.06.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se do të mbajë mot me diell dhe me vapë. Gjatë pjesës ë dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të […]

Edhe sot mot i nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë Celsius Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se do të mbajë mot me diell dhe me vapë.

Gjatë pjesës ë dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.