Edhe punonjësit e sektorit privat të angazhuar në spitale kërkojnë shtesa në paga

09.09.2021

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) ka kërkuar që edhe punëtorëve të sektorit privat, të cilët janë të angazhuar në spitale gjatë pandemisë COVID-19, t’u ndahen shtesa në paga. Në një konferencë për media, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se kësaj kategorie të punëtorëve po u bëhet […]

Edhe punonjësit e sektorit privat të angazhuar në spitale kërkojnë shtesa në paga Foto: SuharekaOnline

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) ka kërkuar që edhe punëtorëve të sektorit privat, të cilët janë të angazhuar në spitale gjatë pandemisë COVID-19, t’u ndahen shtesa në paga.

Në një konferencë për media, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se kësaj kategorie të punëtorëve po u bëhet diskriminim, ku edhe ka shtuar se do të këmbëngulin për realizimin e kërkesave të tyre.

Ai ka theksuar se ky diskriminim në pagat shtesa nuk duhet të ndodhë, pasi që sipas tij nuk përkon me sloganin parazgjedhor “Krejt dhe Drejt”.

“E gjithë kjo marrëzi e qeverisë për dallimin dhe diskriminimin që po bën për pagat shtesë ndaj punonjësve që janë në front të parë me COVID-19 nuk duhet të ndodhë, pasi nuk përkon me sloganin parazgjedhor “Krejt dhe Drejt”, tha ai në një konferencë për media.

Azemi ka thënë se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, për hir të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Sindikata e Pavrur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) nuk do të organizojë protestë para datës 30 shtator.