Edhe pesë ditë afat për mandatarin e dytë, ish-opozita do zgjedhje të reja

14.11.2025

Vetëvendosje ka mbetur me vetëm pesë ditë kohë për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të votuar Qeverinë e propozuar nga Glauk Konjufca. Megjithatë, partitë që deri më tani kanë qenë në opozitë janë të vendosura për zgjedhje të reja dhe nuk pranojnë të bashkëpunojnë me LVV-në.

Edhe pesë ditë afat për mandatarin e dytë, ish-opozita do zgjedhje të reja Foto: Kuvendi i Kosovës - Bujar Tërstena (RFE/RL)

Nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk janë kontaktuar fare nga Vetëvendosja. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndonëse janë kontaktuar, kanë refuzuar mundësinë e bashkëpunimit.

“Kanë kërkuar zoti Konjufca për komunikim ose nga zyra e tij, ka pasur kërkesa për takim, por nuk e shohim që me shku në takime ta zëmë si ajo shprehja ‘qitma votën si vëlla se e du Kosovën’”, ka deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, në një konferencë për media, të enjten, tha se LDK-ja në asnjë rrethanë nuk ka votë për qeverinë Konjufca.

“Asnjë ftesë e re dhe në asnjë rrethanë nuk ka votë për asnjë lloj qeverie e cila deri tash është vetëm një taktikë e re për të blerë kohë, por asnjëherë serioze për të krijuar shumicë. Siç e kemi thënë nga fillimi, në konstelacionin aktual të Kuvendit s’ka shumicë. Përderisa s’ka shumicë dhe s’ka marrëveshje politike, LDK nuk jep votë. Ne presim që sa më shpejt të konsumohet edhe kjo blerje e kohës nga LVV-ja dhe të shkohet në zgjedhje”, tha ai.

Edhe Nisma Socialdemokrate qëndron e vendosur për zgjedhje të reja, ndërsa nga PDK-ja, kryetari në dorëheqje Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë kontakt me Vetëvendosjen për votimin e Qeverisë.

Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.

Në ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje partive tjera politike që t’i linin anash inatet dhe të votonin për një qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit tjetër – kur i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani.

Nga Vetëvendosje, ende nuk ka përgjigje nëse janë siguruar vota të mjaftueshme për formimin e ekzekutivit të ri. Nëse LVV-ja nuk arrin të sigurojë shumicën parlamentare brenda afatit pesëditor, vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More