Edhe mullisët çojnë koment në ZRRE, paralajmërojnë rritje të çmimit të bukës nëse shtrenjtohet rryma
Krahas komenteve të dërguar nga partitë politike, Qeveria e Kosovës në ZRRE lidhur me propozimin për shtrenjtim të energjisë elektrike në vend, komente ka dërguar edhe Shoqata e Mullisëve të Kosovës (ShMK). Në komentet e dërguara në ZRRE, nga shoqata e mullisëve kanë kërkuar që të mos shtrenjtohen tarifat e energjisë elektrike. Në të kundërtën […]
Krahas komenteve të dërguar nga partitë politike, Qeveria e Kosovës në ZRRE lidhur me propozimin për shtrenjtim të energjisë elektrike në vend, komente ka dërguar edhe Shoqata e Mullisëve të Kosovës (ShMK).
Në komentet e dërguara në ZRRE, nga shoqata e mullisëve kanë kërkuar që të mos shtrenjtohen tarifat e energjisë elektrike.
Në të kundërtën sipas tyre do të ketë shtrenjtim të çmimit të miellit dhe bukës.
“Në koston e prodhimit të miellit ndikim të madh ka energjia elektrike. Shoqata e Mullisëve të Kosovës kërkon që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për fabrikat që merren me bluarjen e grurit dhe misrit nga se prodhojmë landën e parë themelore që ndikon në standardin e popullatës dhe nëse shtrenjtohen energjia elektrike për këtë degë industriale duhet të jeni të vetëdishëm se do të pasojë shtrenjtimi i lartë i miellit dhe i bukës si pasojë e shtrenjtimit të energjisë elektrike”, thuhet në raportin me komentet e tyre.
“Kjo degë ekonomike nga aspekti financiar është mbështetur për muri nga se ka mullis që llogarisin financiarisht se nuk kanë llogari financiare me bluar dhe e shesin grurin si lëndë të parë. Jemi në kohën kur ka edhe protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, por nuk duhet të kuptohemi se ndikohemi nga protestat nga se ato i kuptojmë të karakterit politik të konkurencës së politikave partiake”, tuhet tutje në këtë raport me komentet e tyre.