Edhe ditëve në vijim do të mbretërojnë vransira të shoqëruara me reshje shiu

23.09.2020

Mbi rajonin tonë në ditën e sotme është shtrirë një turbullirë, e cila po i paraprinë depërtimit të një cikloni të fuqishëm që pritet të zhvillohet në gjirin e Gjenovës në veri të Italisë. Dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell e vransira, e priten edhe reshje lokale shiu me […]

Edhe ditëve në vijim do të mbretërojnë vransira të shoqëruara me reshje shiu Foto: Ilustrim

Mbi rajonin tonë në ditën e sotme është shtrirë një turbullirë, e cila po i paraprinë depërtimit të një cikloni të fuqishëm që pritet të zhvillohet në gjirin e Gjenovës në veri të Italisë.

Dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell e vransira, e priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

Në ditët e fundjavës cikloni nga Italia do të kaloj mbi rajonin tonë, që sjell mot tipik vjeshtor, me të reshura shiu, vende-vende më intenzive.

Të enjten do të jetë mot pjesërisht me diell. Herët në mëngjes dhe pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri në 14C, e ditën e diel pritet të zbresin edhe deri në 7C. Maksimalet do të lëvizin ndërmjet 24 deri 27C, në fundjavë zbresin në 16C deri 19C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 3-10m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme me hove edhe deri në 15m/s.Shtypja atmosferike në rënie, deri në fundjavë thellë nën vlera normale.