Edhe 6 ditë ka kohë Albin Kurti për të formuar Qeverinë e re
Më 6 tetor të vitit 2019 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në krye me Albin Kurtin duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike (PDK). Prandaj Kurtit tashmë i kanë mbetur edhe 6 ditë kohë që t’ia paraqes për votim […]
Më 6 tetor të vitit 2019 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në krye me Albin Kurtin duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike (PDK).
Prandaj Kurtit tashmë i kanë mbetur edhe 6 ditë kohë që t’ia paraqes për votim Kuvendit të Kosovës kabinetin e tij qeverisës.
Ditët po kalojnë, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së.
Por siç duket ka fare pak shpresë për një marrëveshje politike për bashkëqeverisje mes LVV-së e LDK-së.
Ultimatumet, ofertat dhe kundër-ofertat ndërmjet njëra tjetrës, për analistët politikë janë një dëshmi se dy partitë po mendojmë më shumë në atë se qysh t’ia paraqesin qytetarëve dështimin e jo koalicionin qeverisës.
Këto dy subjekte politike edhe pas takimit të mbrëmshëm, takimi VV-LDK, në prani të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, nuk rezultoi me një marrëveshje.
Përfaqësuesit nga shtetet e QUIN-it thanë se “më shumë kemi dëgjuar sa që kemi folur”.