E thotë “BACI”: AKR-ja e voton Qeverinë Kurti
03.02.2020
Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka folur sot para deputetëve në seancën që po mbahet për votimin e qeverisë “Kurti”. Ai e përshëndeti koalicionin, ndërsa tha se do të mbështesë këtë Qeveri, sa herë që ajo bën punë të mira gjithnjë të shërbim të qytetarit, e në të kundërtën do të […]
Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka folur sot para deputetëve në seancën që po mbahet për votimin e qeverisë “Kurti”.
Ai e përshëndeti koalicionin, ndërsa tha se do të mbështesë këtë Qeveri, sa herë që ajo bën punë të mira gjithnjë të shërbim të qytetarit, e në të kundërtën do të marrë kritika nga ai.
Po ashtu Pacolli bëri edhe publike, votën e tij pro qeverisë “Kurti”, i cili tha se ai dhe AKR-ja do ta votojnë këtë Qeveri.
Kujtojmë se AKR-ja në Parlament përfaqësohet nga dy deputetë, Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi- Krasniqi.