[E FUNDIT] Aktivizohet “Fshesa Kurti”, shkarkohet bordi i AKP-së

27.05.2021

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar raportin vjetor të punës së Agjencinë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020. Ndërsa është votuar pro shkarkimit të bordit të kësaj agjencie. Për miratimin e raportit vjetor të AKP-së votuan vetëm tre deputetë, teksa kundër ishin 64 deputetë. Në ndërkohë në Kuvendin e Kosovës është votuar edhe për […]

[E FUNDIT] Aktivizohet “Fshesa Kurti”, shkarkohet bordi i AKP-së Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar raportin vjetor të punës së Agjencinë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020.

Ndërsa është votuar pro shkarkimit të bordit të kësaj agjencie.

Për miratimin e raportit vjetor të AKP-së votuan vetëm tre deputetë, teksa kundër ishin 64 deputetë.

Në ndërkohë në Kuvendin e Kosovës është votuar edhe për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie.

65 deputetë kanë votuar për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie, 2 kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti, qeveria tani duhet që të sjell emrat e rinj të bordit të AKP-së.

Kundër shkarkimit të bordit të kësaj agjencie ishin partitë opozitare, LDK, AAK dhe PDK.