AKP-ja shpall qiradhënie të 4 aseteve – tokave bujqësore në Komunën e Suharekës

15.11.2023

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 229 aseteve atraktive që gjenden në pesë rajonet e Kosovës. Në rajonin e Prizrenit ofrohen për qiradhënie 77 asete, prej të cilave 4 në Komunën e Suharekës, kryesisht toka bujqësore. Njësia 55 PRZ059 KB Kooperimi, Suharekë Prona në Leshan 2 Ofrohen për qiradhënie 5 […]

AKP-ja shpall qiradhënie të 4 aseteve – tokave bujqësore në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 229 aseteve atraktive që gjenden në pesë rajonet e Kosovës.

Në rajonin e Prizrenit ofrohen për qiradhënie 77 asete, prej të cilave 4 në Komunën e Suharekës, kryesisht toka bujqësore.

Njësia 55PRZ059 KB Kooperimi, SuharekëProna në Leshan 2Ofrohen për qiradhënie 5 ngastra në ZK Leshan, Suharekë me numra të ngastrës kadastrale: P-72116025-00661-0, me sipërfaqe 7553 m2 P-72116025-00741-0, me sipërfaqe 3333 m2 P-72116025-00742-0, me sipërfaqe 3574 m2 P-72116025-00952-0, me sipërfaqe 1307 m2 P-72116025-01090-0, me sipërfaqe 18170 m2.33,937 m2Qiradhënie vjetore
Njësia 56PRZ006 NSH NBI Suhareka, SuharekëToka Bujqësore në Gjinoc 2Ofrohet për qiradhënie ngastra në ZK Gjinoc Suharekë me numër të ngastrës kadastrale: P-72116020-01434-0 me siperfaqe prej 15922 m²15,922 m²Qiradhënie vjetore
Njësia 57PRZ006 NSH NBI Suhareka, SuharekëToka Bujqësore në Sallagrazhdë 4Ofrohen për qiradhënie 2 ngastra në ZK Sallagrazhdë Suharekë me numër të ngastrave kadastrale: P-72116039-00761-0 me siperfaqe prej 1939 m² P-72116039-00762-0  me siperfaqe prej 54868 m²56,807 m²Qiradhënie vjetore
Njësia 58PRZ006 NSH NBI Suhareka, SuharekëToka Bujqësore në Gjinoc 5Ofrohen për qiradhënie 2 ngastra në ZK Gjinoc Suharekë me numër të ngastrave kadastrale: P-72116020-00584-6 me siperfaqe prej 20373 m² P-72116020-00582-8  me siperfaqe prej 7934 m²28,307 m²Qiradhënie vjetore

Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme (datë 10.11.2023), ndërsa dorëzimi do të bëhet me datë 24.11.2023 prej orës 10:00-12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç në divizionet e zyrave rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë.  Hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve bëhet 15 minuta pas dorëzimit, pra duke filluar prej orës 12:15. Ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen.

Ky është një rast i volitshëm për ndërmarrësit e rijnë që të funksionalizojnë kompanitë e tyre në asetet që janë shpallur me qira nga AKP, pasi që ofrohen për shfrytëzim asete mjaft atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës. 

Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi. Gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Për shfrytëzim komercial aplikohet qiraja mujore, kurse për shfrytëzim bujqësor aplikohet qiraja vjetore (sezonale). Ofertat bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrat Rajonale respektive, ashtu siç është e cekur në shpallje.

Në rastet e qiradhënies në vlera mbi 1,000 €uro mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) apo garancionin e lëshuar nga Kompania e licencuar e Sigurimeve. Garancioni duhet të jetë në lartësinë e vlerës së gjashtë (6) qirave mujore sipas kontratës.

Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrat Rajonale respektive siç është theksuar në shpallje, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.

Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren në Zyrat Rajonale, varësisht për çfarë aseti interesoheni.