Disa zona të Prishtinës e Lipjanit pa ujë sot për shkak të punimeve në kanalin Iber-Lepenc

para 29 dite

Disa zona të Prishtinës dhe Lipjanit do të mbesin pa furnizim me ujë sot, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike nga KEDS dhe punimeve në kanalin e Ibër Lepencit.

Disa zona të Prishtinës e Lipjanit pa ujë sot për shkak të punimeve në kanalin Iber-Lepenc

Këtë e ka bërë të ditur KRU “Prishtina” përmes një njoftimi, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, pa ujë do të jenë disa fshatra për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Impianin e Trajtimit të Ujit (ITU) Badoc, që pritet të zgjasë deri në orën 16:00. Zonat e prekura përfshijnë Kishnicën, Sushicën, Badocin dhe fshatrat Janjevë e Gushtericë në zonën e Lipjanit, ku gjithashtu ka mungesë të energjisë elektrike.

Përveç kësaj, ITU Shkabaj është duke trajtuar ujë me kapacitet minimal për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit, si rezultat i punimeve që po kryhen në kanal. “Aktualisht rezervuarët janë të mbushur, por mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në Mati 1, Bregu i Diellit, Graçanicë dhe Hajvali, që ndërlidhen me mungesën e energjisë elektrike në Badoc, me ç’rast atje jemi duke trajtuar ujë me gjeneratorë,” vijon njoftimi.

Gjithashtu, theksohet se për shkak të punimeve në kanalin e Ibër Lepencit, Komuna e Drenasit aktualisht nuk është duke trajtuar ujë për pije.

KRU “Prishtina” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto ndërprerje të shërbimit.

Etiketat

Ofertat e fundit