Dimri “troket” në derë, meteorologët paralajmërojnë borë

18.11.2022

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe gjatë fundjavës. Sipas PW-së, në fundjavë priten edhe reshje bore në viset malore. Ditëve të ardhshme po parashihet të kemi mot më jostabil. Do të ketë më shumë vransira, e kohëpaskohe edhe të reshura shiu, që vende-vende mund të jenë paksa […]

Dimri “troket” në derë, meteorologët paralajmërojnë borë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe gjatë fundjavës. Sipas PW-së, në fundjavë priten edhe reshje bore në viset malore.

Ditëve të ardhshme po parashihet të kemi mot më jostabil. Do të ketë më shumë vransira, e kohëpaskohe edhe të reshura shiu, që vende-vende mund të jenë paksa më intenzive. Në fundjavë viseve malore priten edhe të reshura bore.

Cilësia e ajrit mund të shënojë një përmirësim në këto kushte të motit dinamik. Indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të pranueshme, por se herë herë mund të rritet edhe në vlera të dobëta, por jo shumë gjatë.

18.11 – Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave. Ditën kryesisht me vransira, e më vonë gjatë mbrëmjes priten edhe të reshura shiu.

LEXO EDHE:  Mot i vranët dhe me reshje shiu e fjolla bore

19.11 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta shiu, që orëve të mbrëmjes edhe mund të jenë paksa më intenzive lokalisht.

20.11 – Kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu kohëpaskohe. Në vise malore vonë në mbrëmje priten edhe reshje bore.

21.11 – Kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu kohëpaskohe. Zonave malore edhe borë.

Temperaturat minimale zbresin deri në 9C e 10C në fundjavë, e të martën edhe deri në 2C. Maksimalet mbesin të larta përreth 14C e 16C, e ditën e hënë zbresin edhe në 8C.

Era frynë kryesisht nga krahu jugor e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme 4-13m/s, e ditën e hënë ndryshon drejtimin në veriore.

Shtypja atmosferike mbetet lehtë nën vlera normale, me tendencë të rënies javën e ardhshme.

Etiketat