Digjet një minibus në aksin Zhur – Morinë, nuk raportohet për të lënduar
18.12.2025
Gjatë ditës së sotme (e enjte), mediumi Urgjent ka raportuar për djegien e një minibusi në aksin rrugor Zhur–Morinë.
Sipas informacioneve të publikuara, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Në videon e shpërndarë nga Urgjent shihet se minibusi është dëmtuar pothuajse tërësisht nga flakët.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te djegia e mjetit, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e zjarrfikësve apo policia.
Rasti ka shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes.