Diaspora e “ndalë dorën”, ulet numri i parave kesh nga mërgimtarët

12.04.2023

Vlera e remitencave të pranuara në tre mujorin e katërt të vitit 2022 ka arritur në 318.3 milionë euro, rritje prej 9.1 përqind krahasuar me periudhën e njëjte të vitit paraprak  që ishin 12.9 përqind e Bruto Produktit Vendorë. Ngadalësimi i  dërgesave të remitencave mund të jetë ndikuar nga shkalla e lartë e inflacionit në […]

Diaspora e “ndalë dorën”, ulet numri i parave kesh nga mërgimtarët Foto: Ilustrim

Vlera e remitencave të pranuara në tre mujorin e katërt të vitit 2022 ka arritur në 318.3 milionë euro, rritje prej 9.1 përqind krahasuar me periudhën e njëjte të vitit paraprak  që ishin 12.9 përqind e Bruto Produktit Vendorë.

Ngadalësimi i  dërgesave të remitencave mund të jetë ndikuar nga shkalla e lartë e inflacionit në vendet ku jetojnë diaspora, duke ndikuar në tkurrjen e të hyrave të disponueshme apo rënien e të ardhurave reale.  Këto të dhëna janë bërë publike në Vlerësimin Tremujorit  Ekonomisë  të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Sipas këtyre vlerësimeve, dërgesat e emigranteve sipas kanaleve formale bankat dhe institucione tjerat kanë shënuar rritje në vlerë prej 30.9 milionë euro, ndërsa është shënuar rritje e lehtë e dërgesave në kanale jo formale.” Duke konsideruar që pjesa me e madhe të remitencave janë nga vendet e eurozonës 59.4 përqind, pasiguritë që shoqërojnë dinamikat të përgjithshme ekonomike por edhe pa siguria nga sektori dominues sektori i ndërtimtarisë ku është e fokusuara diaspora e Kosovës, mund të përkthehet në zvogëlim të këtij burimi të rëndësishëm financues”, thuhet në raport.

Gjermania është vendi me dërgesa më të mëdha të mjeteve me 41.2 për qind të të dërgesave të përgjithshme, prin Zvicra me 20.2 për qind.

“Rritja e ngadalësuar e dërgesave të remitencave mund të jetë ndikuar nga shkalla e lartë e inflacionit në vendet ku jetojnë diaspora, duke ndikuar në tkurrjen e të hyrave të disponueshme apo rënien e të ardhurave reale. Struktura sipas shteteve mbetet e pa ndryshuar, ku prinë Gjermania me 41.2 përqind e remitencave të dërguara, pasuar nga Zvicra 20.2 përqind dhe SHBA-të me 9.1 përqind”, thuhet në raport. /IndeksOnline/