Dështon miratimi i rekomandimit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
Muja: FMN e shqetësuar rreth tërheqjes së mjeteve të TRUST-it Armend Muja-Kryetar i Komisionit, tha se Trusti dhe kursimi është obligim e nuk është opsionale. “Në gjitha vendet e botës janë obligim. Nuk kam gjetur diku në Evropë që i janë drejtuar kursimeve pensionale për të zgjidhur një krizë. Ky propozim më shumë është për […]
Muja: FMN e shqetësuar rreth tërheqjes së mjeteve të TRUST-it
Armend Muja-Kryetar i Komisionit, tha se Trusti dhe kursimi është obligim e nuk është opsionale.
“Në gjitha vendet e botës janë obligim. Nuk kam gjetur diku në Evropë që i janë drejtuar kursimeve pensionale për të zgjidhur një krizë.
Ky propozim më shumë është për t’i ndihmuar shtresat e pasura. Nëse synimi ka qenë të ndihmohen shtresat e varfra, ky propozim nuk bën një gjë të tillë”, tha ai, transmeton RTK.
Sipas tij FMN kanë qenë tejet të shqetësuar nëse kjo vetëm do të diskutohej e jo të realizohej.