Dështon mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

10.07.2023

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka dështuar të mbajë mbledhjen e paraparë për sot në orën 10:00, ku në rend dite ishte shqyrtimi i projektligjit për çmimin e produkteve medicinale. Kjo ndodhi pasi në mbledhje nuk u paraqiten deputetët e partive në pushtet. Ndërsa, ata të opozitës pasi pritën për rreth 20 minuta vendosën që […]

Dështon mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Foto: Ilustrim

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka dështuar të mbajë mbledhjen e paraparë për sot në orën 10:00, ku në rend dite ishte shqyrtimi i projektligjit për çmimin e produkteve medicinale.

Kjo ndodhi pasi në mbledhje nuk u paraqiten deputetët e partive në pushtet. Ndërsa, ata të opozitës pasi pritën për rreth 20 minuta vendosën që të largohen nga mbledhja.

Deputetë të opozitës thanë se pozita nuk është e interesuar që ta implementojë këtë ligj.

“Kjo është papërgjegjësi totale”, tha deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, pas dështimit të mbledhjes së këtij komisioni.