Dështon Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti akuzon opozitën për sulm kundër Republikës

para 9 dite

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sot, pas mosmiratimit të raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Ky dështim ka shkaktuar reagime të ashpra nga kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, i cili ka akuzuar partitë opozitare për sabotim të procesit demokratik.

Dështon Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti akuzon opozitën për sulm kundër Republikës

Sipas raportimeve, deputetët e partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lista Serbe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), votuan kundër raportit të komisionit, duke bllokuar kështu betimin e deputetëve dhe konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Në një reagim të tij në Facebook, kryeministri Kurti shprehu shqetësimin e thellë për këtë zhvillim, duke e cilësuar atë si një “sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike”. Ai theksoi se votimi ishte një proces formal dhe teknik, i bazuar në dokumentacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot,” shkroi Kurti në postimin e tij.

Etiketat

Ofertat e fundit