Deri në dy orë pritje për të dal nga Kosova, gjendja aktuale nëpër pika kufitare

09.01.2021

Mërgimtarët të cilët erdhën në Kosovë për t’i kaluar pushimet dhe festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë. Në disa pika kufitare, janë krijuar edhe kolona dhe mërgimtarëve po iu bie të presin gjatë në kufi. Gjendja më e rënduar është në pikën kufitare në […]

Deri në dy orë pritje për të dal nga Kosova, gjendja aktuale nëpër pika kufitare Foto: Ilustrim

Mërgimtarët të cilët erdhën në Kosovë për t’i kaluar pushimet dhe festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.

Në disa pika kufitare, janë krijuar edhe kolona dhe mërgimtarëve po iu bie të presin gjatë në kufi. Gjendja më e rënduar është në pikën kufitare në Merdare.

Bazuar në publikimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët duhet të presin deri në 2 orë për të dal nga Kosova, përmes pikëkalimit kufitar në Merdare. Në këtë pikë kufitare, kolona është 900 metra.

Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë duhet të presin deri në 1 orë pritje për të dal nga Kosova. Ndërkohë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 3 deri në 5 minuta.