Deri në 1 orë pritje për të hyrë në Kosovë

04.08.2025

Me ardhjen e mërgimtarëve për pushimet verore, pikat kufitare të Kosovës po përballen me fluks të madh automjetesh dhe pritje të zgjatura, veçanërisht në hyrje.

Deri në 1 orë pritje për të hyrë në Kosovë Foto: Ilustrim

Të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë një situatë të ngarkuar në disa prej pikave më të frekuentuara për hyrje në vend.

Sipas përditësimit të orës 11:10, pika kufitare me ngarkesën më të madhe është Muçibabë, ku pritja për të hyrë në Kosovë shkon deri në 60 minuta. Në dalje nga kjo pikë, pritjet janë më të lehta, rreth 5 minuta.

Një tjetër pikë me pritje të zgjatura është Dheu i Bardhë, ku mërgimtarët po presin rreth 30 minuta për hyrje, me kolona deri 350 metra dhe deri në 20 minuta për dalje, me kolona që arrijnë deri në 300 metra.

Në Merdarë, një nga pikat më të përdorura, raportohet për situatë normale, me pritje prej 3 deri në 5 minuta për hyrje dhe dalje. Edhe në Bërnjak pritja është rreth 3-5 minuta.

Ndërkaq, situata është më e qetë në disa pika të tjera kufitare. Në Glloboçicë, Hani i Elezit, Kullë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, dhe Stançiq, pritjet për hyrje dhe dalje janë shumë të shkurtra, duke mos kaluar 5 minuta dhe pa kolona të theksuara.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë thirrje për durim dhe planifikim të mirë të udhëtimeve, duke këshilluar qytetarët që të përdorin pikat alternative të kalimit kufitar, ku fluksi është më i ulët.

Pritjet në kufi janë një fenomen i zakonshëm gjatë muajve të verës, veçanërisht në fillim të gushtit, kur shumë bashkatdhetarë vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet me familjarët dhe për të marrë pjesë në ahengje e ngjarje familjare.

Të dhënat janë marrë nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe janë të përditësuara për datën 4 gusht 2025, ora 11:10.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e kalimit kufitarAutomjeteKamionë
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Bërnjak03-0503-050003-0503-0500
Dheu i Bardhë302035030003-0503-0500
Glloboqicë05050003-0503-0500
Hani i Elezit05050003-0503-0500
Jarinje10100003-0503-0500
Kullë03-0503-050003-0503-0500
Merdarë03-0503-050003-0503-0500
Muçibabë6005600003-0503-0500
Mutivodë03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Morinës03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Prushit03-0503-050003-0503-0500
Stançiq05050003-0503-0500
Vërmicë03-0503-050003-0503-0500

Përditesuar: 04/08/2025 11:10:44

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More