Deri në 1 orë pritje për të hyrë në Kosovë, pika kufitare më e ngarkuar te Dheu i Bardhë
29.07.2025
Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë po përballen me pritje të zgjatura në disa pika kufitare.
Sipas të dhënave të fundit në ora 16:12, kolona dhe vonesa më të mëdha po shënohen te Dheu i Bardhë, ku pritja arrin deri në 60 minuta, me kolonë prej 500 metrash.
Edhe te Hani i Elezit ka pritje prej 20 deri në 25 minuta, ndërsa kolona është rreth 150 metra. Te pika kufitare Muçibabë pritja shkon deri në 30 minuta, me kolonë prej 110 metrash.
Në pikat tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje minimale prej 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona të raportuara.
Qytetarët këshillohen të informohen para nisjes për të shmangur vonesat në hyrje të territorit të Kosovës.
| Pikat e kalimit kufitar | Automjete | Kamionë | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (m) Hyrje | Kolona (m) Dalje | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (m) Hyrje | Kolona (m) Dalje | |
| Bërnjak | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Dheu i Bardhë | 60 | 30 | 500 | 100 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Glloboqicë | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Hani i Elezit | 20-25 | 05 | 150 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Jarinje | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Kullë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Merdarë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Muçibabë | 30 | 05 | 110 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Mutivodë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Stançiq | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Vërmicë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
Përditesuar: 29/07/2025 16:12:31