Deri 2 orë e gjysmë pritje për të dal nga Kosova

04.08.2021

Në kohën kur një pjesë e madhe e mërgimtarëve kanë mbaruar pushimet dhe po kthehen në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton për radhë të gjata në pikë-kalimin kufitar të Merdares. Sipas këtij njoftimi koha për të lënë Kosovën nga kjo pikë kufitare shkon nga 150-160 minuta. Ndërsa për t’u […]

Deri 2 orë e gjysmë pritje për të dal nga Kosova

Në kohën kur një pjesë e madhe e mërgimtarëve kanë mbaruar pushimet dhe po kthehen në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton për radhë të gjata në pikë-kalimin kufitar të Merdares.

Sipas këtij njoftimi koha për të lënë Kosovën nga kjo pikë kufitare shkon nga 150-160 minuta. Ndërsa për t’u futur në Kosovë sipas këtij njoftimi nuk duhen më shumë se 15 minuta.

Sipas të dhënave të përditësuar në orën 18:20, në hyrje të Merdares kolonat shkojnë deri në 30 metër, derisa në dalje shkojnë 800 metër.

Pikat e Kalimit Kufitar Hyrje (min) Dalje (min)
Merdare 10-15 150-160
Jarinje 25-30 10-15
Mutivodë 03-05 03-05
Dheu i Bardhë 10 00
Vermicë 05-10 15-20
Muçibabë 03-05 03-05

Kolona ekzistojnë edhe ne dy pika tjera kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Jarinje, derisa pritje ka edhe në pikat kufitare Vermicë dhe Hani Elezit.

Etiketat