Deputeti i VV-së: Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes?

29.01.2020

Tashmë i kanë mbetur më pak se një javë kohë Kurtit që t’ia paraqesë Kuvendit kabinetin e tij qeverisës. Dje Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e mbajtën edhe takimin e radhës duke bërë përpjekje për arritjen e një koalicioni qeverisës, por edhe ky takim si çdo takim tjetër rezultoi pa sukses. Deputeti i […]

Deputeti i VV-së: Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes? Foto: Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Tashmë i kanë mbetur më pak se një javë kohë Kurtit që t’ia paraqesë Kuvendit kabinetin e tij qeverisës.

Dje Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e mbajtën edhe takimin e radhës duke bërë përpjekje për arritjen e një koalicioni qeverisës, por edhe ky takim si çdo takim tjetër rezultoi pa sukses.

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu në vazhdën e bisedimeve mes LDK-së dhe LVV-së për marrëveshjen për bashkëqeverisje, ka pyetur se ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes.

“Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes? Populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta”, shkroi Aliu në Facebook.