Deputeti i VV-së: Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit

01.02.2020

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka paralajmëruar arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Bajqinovci, me bindje është shprehur se vendi do ta ketë qeverinë e ndryshimit. ‘Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit. Garancë e […]

Deputeti i VV-së: Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit Foto: Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka paralajmëruar arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Bajqinovci, me bindje është shprehur se vendi do ta ketë qeverinë e ndryshimit.

‘Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit. Garancë e këtij ndryshimi do të jenë Lëvizja Vetëvendosje me kryeministrin Kurti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si partneri ynë që së bashku e kemi plasuar projektin e ndryshimit dhe po së bashku jemi votuar”.

Po ashtu ai tutje ka shkruar se: “Kosova do të ketë kryeministër e ministra që gërshetojnë dije, dashni për vendin, kulturë institucionale e njerëzore, qëndrueshmëri në bindje rreth vlerave perëndimore e euroatlantike të cilat ne do t’i zbatojmë e do t’i jetësojmë në çdo ditë të punës tonë”.