Deputeti i AAK-së për Albena Reshitajn: S’kam më kohë të merrem me të

10.08.2021

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj ka reaguar pas lajmeve se do të jetë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Suharekës. Deputetja Albena Reshitaj ka trazuar opinionin me qëndrimet e saj kundër partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka demantuar këto lajme, duke […]

Deputeti i AAK-së për Albena Reshitajn: S’kam më kohë të merrem me të Foto: Ilustrim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj ka reaguar pas lajmeve se do të jetë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Suharekës.

Deputetja Albena Reshitaj ka trazuar opinionin me qëndrimet e saj kundër partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka demantuar këto lajme, duke shtuar nuk e ka plan që të involvohet në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti.

“Mbi ketë dua publikisht të ju njoftoj se në agjendën time për angazhimet e mia politike nuk e kam planifikuar dhe nuk e kam objektiv që të involvohem në zgjedhjet lokale të parapara të mbahen në Tetor të këtij viti”, thuhej ndër tjerash në postimin e deputetes Reshitaj.

E nënkryetari i kësaj partie, Pal Lekaj në një prononcim për Infosot.com deklaron se ka kohë që partia nuk ka bashkëpunim me deputeten Reshitaj. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të AAK-së, deputetja këtë rrugë e ka zgjedhë me vetëdëshirë ndërsa thekson se nuk ka më kohë të merret me të.

“Prej kohës që i ka thy parimet e vendimeve të Kryesisë dhe këshillit drejtues të AAK-së , asnjë bashkëpunim nuk e kemi me deputeten në fjalë. Deputetja e ka zgjedhë këtë rrugë vetë. S’kam kohë shumë të merrem me të.”, përfundon Lekaj.

Reshitaj që nga muaji prill i këtij viti, kishte filluar të vepronte kundër vendimeve të AAK-së mori pjesë në votimin për Presidentin e Kosovës.