Deponohen para false në një bankë në Prizren

30.09.2025

Një përfaqësues i një banke në Prizren ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar një shumë parash që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raportin e policisë thuhet se të hollat janë konfiskuar nga ekipi forenzikës.

“Më 29.09.2025 ankuesi mashkull kosovar përfaqësues i një banke, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një shumë parash që dyshohet të jenë të falsifikuara.”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Tutje njoftohet se të hollat janë konfiskuar nga ekipi forenzikës, rasti në procedure hetimore, por që nuk është bërë e ditur vlera e tyre.