Debati për testim të mësimdhënësve, reagon ministrja Nagavci
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci në një reagim ka thënë se prioritet I përditshëm I Qeverisë në situatë të pandemisë është ngritja e cilësisë në mësimdhënie,mirëpo kur , kur pasojat e pandemisë do të jenë afatgjata në procesin arsimor, debati për testim të mësimdhënësve është artificial dhe i pabazë. Vlerësimi i […]
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci në një reagim ka thënë se prioritet I përditshëm I Qeverisë në situatë të pandemisë është ngritja e cilësisë në mësimdhënie,mirëpo kur , kur pasojat e pandemisë do të jenë afatgjata në procesin arsimor, debati për testim të mësimdhënësve është artificial dhe i pabazë.
Vlerësimi i mësimdhënësve është proces i mishëruar i punës së mësimdhënësve, që nuk guxon të kufizohet në kohë dhe instrumente. Vlerësimi duhet të nxis për përmirësim, bashkëpunim dhe përkrahje, dhe assesi të perceptohet si kërcënues. Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve është interes dhe i vet mësimdhënësve, ka thënë ajo.
Nagavci ka shprehur se është e gatshme për bashkëpunim e komunikim me të gjitha palët me interes përfshirë dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
“Atë qe e kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojmë, sepse ka aty këtu informata, thashetheme për ndonjë ide eventuale që të bëhet testi me shkrim për punëtorët e arsimit.Ne këtë gjë e kemi kritikuar edhe në kohën e ministrave të tjerë dhe po e them edhe një here, SBASHK-u nuk do të lejojë asnjëherë që të bëhet testimi I mësimdhënësve.Në kërkojmë që të shkojnë inspektorët në orë të shohin sip o punojnë ata” ka thënë kryetari I SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.