COVID-19, xhamitë mbahen të hapura këtë Ramazan

09.04.2021

Ramazanin që po vjen besimtarët myslimanë në Kosovë do të kenë mundësi t’i falin namazet në xhami. Madje edhe teravitë. Objektet fetare islame sivjet nuk do të mbyllen për shkak të pandemisë COVID-19, siç ndodhi më 2020, njofton Klan Kosova. Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, tha se duhet të respektohet distanca, mbajtja […]

COVID-19, xhamitë mbahen të hapura këtë Ramazan Foto: Ilustrim

Ramazanin që po vjen besimtarët myslimanë në Kosovë do të kenë mundësi t’i falin namazet në xhami. Madje edhe teravitë.

Objektet fetare islame sivjet nuk do të mbyllen për shkak të pandemisë COVID-19, siç ndodhi më 2020, njofton Klan Kosova.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, tha se duhet të respektohet distanca, mbajtja e maskës dhe dezinfektimi i duarve në të gjitha xhamitë.

“I kemi ndaluar iftaret në xhami dhe në publik. Çështjet e mësim-besimit do të organizohen në platforma online”, thotë Sahiti.