Çmimet e derivateve të naftës priten të rriten në Kosovë

15.02.2022

Një rritje e tillë po shihet edhe si pasojë e reduktimit të prodhimit të naftës në tregjet botërore. Kështu ka thënë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani. Po ashtu, Berjani ka thënë se rritje pritet të ketë sërish dhe se askush nuk e di se kur do të ndalet hovi i tyre, si pasojë […]

Çmimet e derivateve të naftës priten të rriten në Kosovë Foto: Ilustrim

Një rritje e tillë po shihet edhe si pasojë e reduktimit të prodhimit të naftës në tregjet botërore.

Kështu ka thënë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Po ashtu, Berjani ka thënë se rritje pritet të ketë sërish dhe se askush nuk e di se kur do të ndalet hovi i tyre, si pasojë e rritjes së çmimit të derivateve, është rritur në disa vende edhe çmimi i biletave të autobusit, ndërsa ka paralajmërime se rritje mund të ketë edhe për artikuj të tjerë duke përfshirë këtu edhe ata bazikë.

Çmimet e derivateve të naftës pritet të kenë rritje ekstreme, për shkak rritjes së këtyre çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Kështu tha për Radio Kosovën kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, i cili bëri të ditur se shumë shpejt çmimi pritet të shkojë deri në 1 euro e 60 centë, dhe sipas tij, nuk dihet se ku do të ndalet.

“Çmimet janë të shtrenjta për standardin tonë  por kjo nuk varet nga ne.  Unë po e shoh trendin që kemi rritje ekstreme të derivateve të naftës. Sipas trendit që po vazhdon, nuk do të dihet kur do të ndalet e a do të ndalet në 1 euro e 60 centë ose më tepër. Kjo është duke ndodhur në gjithë globin dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”.

Berjani tha se rritja në bursë është mbi 20 dollarë për ton. Prandaj sipas tij, rritja është e paevitueshme, sepse kjo është duke ndodhur në të gjitha vendet e tjera.