Çmimet e artikujve ushqimor në shtator u ngritën për 4.9%, rritja më e madhe te vajrat
Asllani ka thënë se në muajin shtator ka pasur një ngritje të çmimeve të artikujve ushqimor për 4.9 për qind (%). Po ashtu, ai për EkonomiaOnline ka thënë se ngritje më të lartë janë vërejtur te vajrat dhe yndyrat për 28.2 për qind (%), kështu duke theksuar se një ngritje e tillë ka ndodhur edhe…
Asllani ka thënë se në muajin shtator ka pasur një ngritje të çmimeve të artikujve ushqimor për 4.9 për qind (%).
Po ashtu, ai për EkonomiaOnline ka thënë se ngritje më të lartë janë vërejtur te vajrat dhe yndyrat për 28.2 për qind (%), kështu duke theksuar se një ngritje e tillë ka ndodhur edhe te derivatet e naftës dhe benzinës.
“Në muajin shtator çmimet e konsumit krahasuar me muajin gusht ka pasur një ngritje të çmimeve të butë për 0.1% dhe këto ngritje kanë qenë te mishi për 0.8%, qumështi, djathi dhe vezët ka qenë për 0.6% , ujit, pijes për 0.5%. mirëpo ka pasur rënie të çmimeve tek pemët -4.7%”.
Shtatori i vitit 2021 me shtatorin e vitit 2020, në këtë periudhë kohore norma e indeksit të çmimeve të konsumit është 4.9% në këtë periudhë kohore.
Ngritjet më të larta janë vërejt te vajrat dhe yndyrat dhe kanë pasur ngritje 28.2%. Kryesisht përgjegjësit e vajrave dhe yndyrave thonë se arsye e ngritjes së çmimeve është se ka pasur ngritje të çmimeve te lënda e parë dhe disa faktorë të tjerë kanë ndikuar”.
“Poashtu ngritje e çmimeve është vërejtur edhe te karburantet përkatësisht te derivatet e naftës dhe benzinës. Vërehet që është një ngritje e lehtë edhe e eksportit mirëpo e importit është 10%. Matja e çmimeve bëhet diku në njëmijë vendburime brenda muajit në periudhën kohore prej dhjetë deri në 20 të muajit në vendbanimet rurale dhe urbane.
Diku ka një listë të artikujve 420 artikuj në 18 komuna të Kosovës dhe matja e çmimeve bëhet sipas klasifikimit të konsumit individual dhe është komplet në harmoni me klasifikimin ndërkombëtar”, tha Asllani.
Ndryshe, sipas njoftimit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO), 130 pikë ishte mesatarisht indeksi mujor i Çmimeve të Ushqimit, kështu duke u rritur me 1.5 pikë ose 1.2 për qind nga muajit gusht i nxitur nga shtrëngimi i kushteve të furnizimit si dhe kërkesa e fortë për produktet kryesore si gruri dhe vaji i palmës.