Çështja e dinarit dhe dialogu, Escobar nesër i shkon në zyrë Kurtit

13.03.2024

Sot nis vizita zyrtare e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, në Kosovë.

Çështja e dinarit dhe dialogu, Escobar nesër i shkon në zyrë Kurtit Foto: Ilustrim

Ai sot do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe më pas nga krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takohet nesër.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Takimi me Osmanin nis në orën 10:00 sipas njoftimit zyrtar dhe më pas është paralajmëruar se do të ketë konferencë të përbashkët për media.