Certifikata e lindjes, vazhdimi i regjistrimit të veturës… – E-Kosova nga sot me këto shërbime të reja

09.06.2022

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministri, bëhet e ditur se shërbimet e reja përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes. Po ashtu, do të përfshihet edhe shërbimi për vazhdimin e regjistrimit të veturës. Lansimi i shërbimeve do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë, salla P-38, në orën 12:00. […]

Certifikata e lindjes, vazhdimi i regjistrimit të veturës… – E-Kosova nga sot me këto shërbime të reja Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministri, bëhet e ditur se shërbimet e reja përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes.

Po ashtu, do të përfshihet edhe shërbimi për vazhdimin e regjistrimit të veturës.

Lansimi i shërbimeve do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë, salla P-38, në orën 12:00.  

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, marrin pjesë në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës“, thuhet në njoftim.